Lexoni edhe:
Tre të vdekur dhe 189 raste të reja me virusin korona në Kosovë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka biseduar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan rreth sanksioneve konkrete kundër Rusisë.
Zelensky tha po ashtu se i është premtuar ndihmë ushtarake nga Komisioni Evropian, Franca, Turqia dhe Austria.
Tre të vdekur dhe 189 raste të reja me virusin korona në KosovëLexoni edhe:
“Ne po e krijojmë një koalicion anti-Putin. Fola me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan rreth sanksioneve konkrete dhe ndihmës konkrete për ushtrinë tonë. Ne jemi në pritje të veprimeve vendimtare”, shkroi presidenti ukrainas në Twitter.
Ukrainasit u zgjuan sot duke e parë vendin e tyre të pushtohet nga tri anët, pasi kishte filluar një sulm i gjerë i forcave ruse para agimit.
We are creating an anti-Putin coalition. I spoke with @vonderleyen, @EmmanuelMacron, @karlnehammer and @RTErdogan about concrete sanctions and concrete assistance for our military. We are waiting for decisive action.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 24, 2022
(Kosova Sot Online)