Raketat ruse fluturojnë gjatë raportimit direkt të gazetarit të CNN

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 15:16
Raketat ruse fluturojnë gjatë raportimit direkt të gazetarit të CNN

Gjatë raportimit direkt të gazetarit të CNN Frederick Pleitgen janë parë raketat ruse duke fluturuar në qiell në drejtim të Ukrainës.

Ai ishte duke raportuar nga qyteti rus Bolgorod në kufi me Ukrainën, teksa raketat janë shkrepur në drejtim të Ukrainës raporton CNN.

Vladimir Putin ka urdhëruar sot ushtrinë ruse për sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.

Deri tash janë raportuar 40 persona të vrarë dhe dhjetra të plagosur në disa qytete.

(Kosova Sot Online)