Zbulohen bisedat: Trupat ruse përpiqen të lidhen me gratë ukrainase në 'Tinder'

  • G.G /
  • 25 February 2022 - 10:39
Zbulohen bisedat: Trupat ruse përpiqen të lidhen me gratë ukrainase në 'Tinder'

Nga Rusia me epsh… Është ky artikulli i The Sun i sapo publikuar që  ka ngjallur reagime të shumta.

Ushtarët rusë para se të pushtonin Ukrainën kanë “bombarduar” gratë ukrainase me mesazhe në Tinder.

Aplikacioni Tinder i gruas së quajtur Dasha Synelnikova e njoftoi se disa ushtarë rusë të quajtur Andrei, Alexander, Gregory, Michail dhe “Black” i kërkonin takim nga 30 km larg, thuhet në raport.

“Unë në fakt jetoj në Kiev, por ndryshova vendndodhjen në Kharkiv pasi një mik më tha se kishte ushtarë rusë kudo në Tinder,” i tha gazetës, Synelnikova, një producente 33-vjeçare.

Sipas zyrtarëve të inteligjencës ushtarake ukrainase, ushtarë rusë nisën të flirtonin në Tinder, teksa forcat e mbledhura në veri të Kharkiv përgatiteshin për një sulm të afërt.

“Një djalë muskuloz duke u përpjekur të dukej seksi në shtrat pozonte me armën e tij. Një tjetër ishte me veshje luftarake ruse dhe të tjerët me jelek të ngushtë me vija,”-tha Synelnikova për gazetën britanike.

 

Sipas zyrtarëve të inteligjencës ushtarake ukrainase, shumë ushtarë rusë që pëlqejnë gratë ukrainase në Tinder, i kanë dhënë pozicionet e tyre ushtarake.

“Nuk më dukej asnjë prej tyre tërheqës dhe nuk do të mendoja kurrë të flija me armikun. Unë automatikisht klikova majtas për t’i refuzuar, por ishin aq shumë sa u bëra kurioze dhe u përfshiva në një shkëmbim mesazhesh, “vazhdoi gruaja ukrainase.

“Ishte qesharake, por e frikshme në të njëjtën kohë, duke ditur që ata ishin kaq afër.” Synelnikova shkëmbeu mesazhe me Andrei, 31 vjeç, ku në foto dukej duke shtrënguar kallashnikovin e tij.

Kur ajo e pyeti nëse ai kishte “plane për ta takuar”, ushtari e luajti mirë pjesën dhe i tha se nuk ishte lejuar të shkelte aty që nga aneksimi i Krimesë në 2014-ën.

“Black”, një 33-vjeçar me mjekër, tregonte në foto anën e tij të ndjeshme teksa kishte të publikuar një foto duke përqafuar një kotele së bashku me një tjetër selfie ku kishte shtrënguar pistoletën, thuhet në raport.

Bisedat e dashurisë ndodhën përpara se trupat ruse të urdhëroheshin të fiknin telefonat e tyre, sipas gazetës. “Këta djem janë njësoj si kushdo tjetër në Tinder, ata duan dashuri ose shoqëri,”-tha Synelnikova. “Pra, është disi e vështirë të imagjinohet se ata mund të vijnë këtu për të na sulmuar. Shpresoj se nuk do të ndodhë.”-përfundoi ajo.

(Kosova Sot Online)