Ky ushtar ukrainas hodhi veten në erë tek ura për të bllokuar rusët

  • G.G /
  • 25 February 2022 - 12:00
Ky ushtar ukrainas hodhi veten në erë tek ura për të bllokuar rusët

Ushtari ukrainas, Vitaliy Skakun hodhi në erë një urë në Henichesk për të ndaluar përparimin e një kolone tankesh.

Sipas Ukrinform, këtë e ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook.

“Në këtë ditë të vështirë për vendin tonë, kur populli ukrainas po zmbraps pushtuesit rusë në të gjitha drejtimet, një nga vendet më të vështira në hartën e Ukrainës ishte Isthmusi i Perekopit, ku një batalion i veçantë marinsash ishte një nga të parët që takoi armikun”, thuhet në deklaratë.

Për të ndaluar përparimin e kolonës së tankeve, u mor vendimi për të hedhur në erë urën rrugore Henichesk.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se Vitaliy Skakun, një inxhinier i batalionit të veçantë, doli vullnetar për të kryer këtë detyrë. Ai nuk pati kohë të largohej.

Sipas shokëve të tij, Vitaliy ra në kontakt dhe tha se po hidhte në erë urën.

Menjëherë është dëgjuar një shpërthim.

“Shoku ynë vdiq. Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm përparimin e armikut, gjë që i lejoi njësisë të ridislokohej dhe të organizonte mbrojtjen,” thuhet në deklaratë.

(Kosova Sot Online)