OKB: Pushtimi rus mund të largojë 4 milionë ukrainas nga shteti

  • G.G /
  • 25 February 2022 - 13:48
OKB: Pushtimi rus mund të largojë 4 milionë ukrainas nga shteti

Kombet e Bashkuara kanë thënë se po përgatiten për deri në 4 milionë refugjatë nga Ukraina, nëse lufta e Rusisë në këtë shtet vazhdon të përshkallëzohet.

Të paktën 100,000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt.

Mijëra janë nisur nëpër shtetet fqinje, Moldavi, Rumani dhe Poloni.

Zdhënësja e Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, Shabia Mantoo, ka thënë se ky institucion është i gatshëm të ofrojë ndihmë për ukrainasit që largohen,

Më herët gjatë së premtes, Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, ka thënë se ka raportime për të paktën 127 viktima civile në Ukrainë.

Prej tyre 25 të vdekur dhe 102 të plagosur si pasojë e sulmeve.

Sipas kësaj Zyre, numri i viktimave mund të jetë më i lartë.

Ndaras, Moldavia dhe Rumania kanë thënë se prej shpërthimit të luftës, ato kanë pranuar rreth 16,000 dhe 10,000 refugjatë ukrainas, respektivisht.

(Kosova Sot Online)