Prekëse: “Nuk dua të vdes”, reagimi viral i një fëmije në Ukrainë

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 14:03
Prekëse: “Nuk dua të vdes”, reagimi viral i një fëmije në Ukrainë

Ukrainasit u zgjuan mëngjesin e sotëm dhe kuptuan se dita e mëparshme nuk ishte thjesht një ëndërr e keqe. Një numër i madh shpërthimesh të forta ranë nëpër Kiev në agim dhe sirenat e sulmit ajror u dëgjuan vazhdimisht në rrugë. Kjo ka bërë që qytetarët të marrin gjërat nga banesat e tyre dhe të largohen nga Kiev-i.

Brenda pak orësh ata u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për të gjetur një strehë të sigurt dhe për t’i shpëtuar sulmit rus. Fëmijët e vegjël dhe të moshuarit janë në dëshpërim e duke qarë para kamerave që i filmojnë, nga frika e vdekjes.

Videot që po transmetohen në rrjetet televizive në mbarë botën janë shokuese. Një shembull tipik është ai i transmetuar nga Bloomberg, i cili tregon një fëmijë nga Ukraina me lot në sy duke thënë: “Nuk dua të vdes”.

Në një video tjetër nga Mariupol, një grua nuk di ku të shkojë për t’u shpëtuar. “Ku të shkojnë; “Më thuaj ku të vrapoj”, thotë ajo me frikën e pikturuar në sy..

(Kosova Sot Online)