E pabesueshme si ky ukrainas provon të ndalë konvojin rus

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 15:14
E pabesueshme si ky ukrainas provon të ndalë konvojin rus

Një ukrainas është hedhur përpara konvojit rus për të ndaluar pushtuesit.

Në një video të publikuar në “Twitter”, nga “Nexta.tv”, shihet se si ky qytetarë ka dalë para pajisjeve ushtarake ruse duke tentuar që t’i ndalojë ato.

E gjithë Ukraina po mbron vendin e saj nga pushtuesit, pasi presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë që të futet në territorin e Ukrainës.

Forcat tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës raportojnë se ushtria ruse ka pësuar më shumë se një mijë viktima sot.

(Kosova Sot Online)