Aktivizohet NATO, britanikët dërgojnë tanke dhe arsenal ushtarak në Estoni

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 15:21
Aktivizohet NATO, britanikët dërgojnë tanke dhe arsenal ushtarak në Estoni

Britania e Madhe ka dërguar sot pajisje ushtarake dhe tanke në Estoni kanë konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes. Ndërkaq nga pamjet që po qarkullojnë shihen një numër i madh i pajisjeve ushtarake dhe tankeve britanike duke hyrë në Estoni.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes Kusti Salm tha se 850  trupat britanike shtesë do të vendosen në shtetin baltik.

Ambasadori britanik në Estoni Ross Allen shkroi në rrjetet sociale se automjetet ushtarake po shkonin drejt bazës ushtarake Tapa.

(Kosova Sot Online)