Putin pranon të ulet në bisedime me presidentin e Ukrainës

  • A.P /
  • 25 February 2022 - 16:11
 Putin pranon të ulet në bisedime me presidentin e Ukrainës

Më në fund ka shpresë se lufta e nisur mes Rusisë dhe Ukrainës mund të ketë një fund të shpejtë!

President Putin ka konfirmuar se është i gatshëm për bisedime të nivelit të lartë me Ukrainën.

Ky konfirmim ka ardhur nga Putin gjatë një bisede të tijën me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, teksa ky i fundit e ka telefonuar për të biseduar lidhur me pushtimin e Ukrainës, që ka hyrë tashmë në ditën e dytë, duke lënë edhe qindra viktima.

Presidenti kinez i ka shprehur mbështetjen Putinin, duke i kërkuar që të zgjidhin krizën me Ukrainën përmes dialogut, siç raporton BBC.

Duhet të theksojmë se kriza mes Ukrainës dhe Rusisë po paraqet një sfidë të madhe edhe për Kinën në shumë fronte, për shkak të marrëdhënieve të ngushta që ky vend ka me Kremlinin.

Kujtojmë që residenti i Ukrainës beson se ai është aktualisht objektivi numër një i Rusisë. Ai thotë se nuk ka ndërmend të largohet nga Kievi ku ndodhet në qarqet qeveritare.

Ai gjithashtu konfirmoi raportet për sulme të shumta raketore ruse në Kiev në orën 4 të mëngjesit (lokal) këtë mëngjes, duke thënë se sulmet kishin në shënjestër zona ushtarake dhe civile. Ai përsëriti thirrjet e tij ndaj Perëndimit për të bërë më shumë sesa thjesht vendosjen sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë.

(Kosova Sot Online)