Kanadaja paralajmëron sanksione ndaj Putinit

  • S.A /
  • 26 February 2022 - 08:31
Kanadaja paralajmëron sanksione ndaj Putinit

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se Kanadaja do të vendosë sanksione të ashpra ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, shefit të Stafit të tij dhe Ministrit të tij të Jashtëm, Sergei Lavrov si dhe “njerëzve që mbajnë përgjegjësinë më të madhe për vdekjet dhe shkatërrimin që ndodhi në Ukrainë”.

Ai shtoi se Kanadaja gjithashtu do të vendosë sanksione ndaj Bjellorusisë dhe liderëve të saj për nxitjen e pushtimit të Ukrainës të nisur nga Putini. Këto sanksione do të shënjestrojnë 57 individë.rudeau tha edhe se Kanadaja mbështet heqjen e Rusisë nga sistemi i pagesave SWIFT.

(Kosova Sot Online )