Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë

  • A.P /
  • 11 June 2026 - 11:05
Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm në një ditë, kanë bërë të ditur drejtues të Ministrisë së Arsimit. Njohës të arsimit, vlerësojnë se organizimi i këtij testi, për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme, kërkon përgatitje të duhura.

Edhe këtë vit shkollor Testi i Arritshmërisë do të organizohet vetëm në një ditë, më datë 26 qershor, ku do t’i nënshtrohen rreth 23 mijë semimaturantë.

(Kosova Sot Online)