Ish diplomatët amerikanë: Pse Putin do të provojë të nxisë luftë në Ballkan

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 09:23
Ish diplomatët amerikanë: Pse Putin do të provojë të nxisë luftë në Ballkan

Ish-diplomatët amerikanë Kurt Walker dhe Daniel Fried kanë deklaruar se Vladimir Putin do të tentojë të bëjë probleme në Ballkan, me qëllim që ta tërheq vëmendjen e madhe që aktualisht ka bota ndaj agresionit në Ukrainë.

“Ky është një agresion në stilin e Luftës së Dytë Botërore por ka ngjashmëri edhe me sulmin e Hitlerit në Poloni” ka thënë Fried i cili ka mbajtur pozitë të lartë në State Departament ndërsa ka shërbyer edhe si ambasador në Poloni.

Fried, dikur edhe vizitor i Kosovës në cilësinë e diplomatit amerikan e tani bashkëpunëtor në Atlantic Council, Putinin e konsideron një tiran që po tenton të ringjallë Perandorinë Ruse.

Me këtë pajtohet edhe Kurt Walker, ish -i dërguari amerikan për Ukrainën dhe ish – ambasador i SHBA në NATO.

“Qëllimi i putin është vendosja e Perandorisë ruse në territorin e ish -Bashkimit Sovjetik. Këtë po e bën në kohën kur po afrohet përvjetori i themelimit të Bashkimit Sovjetik” ka thënë Walker.

Fried është i bindur se zhvillimet në Lindje nuk do ta kursejnë as Ballkanin.

“Putini e do kaosin dhe mendoj se do të provojë të nxis probleme, ndoshta edhe luftë në Ballkan për të marrë vëmendjen e Europës, për ta vështirësuar përgjigjen e saj ndaj sulmit të tij, agresionit ndaj fqiut” ka vlerësuar Fried për Zërin e Amerikës.

Walker që aktualisht është bashkëpunëtor i Qendrës për politika europiane paralajmëron se Putin mund ta instrumetaliojë Serbinë dhe Republika Srpska’n për nxitje të krizave në pjesë tjera të rajonit dhe në këtë mënyrë ta shpërqendrojë vëmendjen e Perëndimit -që aktualisht është e fokusuar fort në tragjedinë e Ukrainës.

Ai thotë se lideri rus e sheh botën sllave, sidomos ata që e përdorin alfabetin cirilik, si pjesë të trashëgimisë ruse.

“Është shumë i lidhur me Serbinë dhe mendon se ajo është në pozicion të ngjashëm si Rusia, që e ka pasur Serbinë e madhe por që e ka humbur me shpërbërjen e Jugosllavisë. Kështu që ai bashkëndjen me këtë dhe e nxit nacionalzimin që të jetë i ngjashëm me atë rus” ka thënë Walker.

“Kjo është një përpjekje e Rusisë që ta përtërij ndikimin e saj në Ballkan dhe ta largojë atë të Perëndimit. Këtë e shohim me Serbinë, Republika Srpska dhe Bosnjën, pastaj ka edhe presion ndaj Malit të Zi, e madje edhe ndaj Maqedonisë së Veriut që ajo të tërhiqet nga disa iniciativa rajonale. Putin e përdor energjinë si armë, që po e bën edhe në Ukrainë. Kjo është pjesë e projektit të përtëritjes së Perandorisë Ruse dhe ndikimit që ajo e ka pasur përfshirë edhe në atë pjesë të botës” ka vlerësuar Walker.

Fried vlerëson se duhet të vendos se a do perspektivë europiane, të cilën mund të ketë vetëm nëse e meriton, apo do që ta ketë atë si agjent sllav i Putinit në Ballkan.

“Më nuk është e mundur t’i bëjë të dyja” ka thënë Fried.

Walker ndëkaq thekosn se Vucic nuk po e dëshiron këtë zgjedhje.

“Ai do raporte me të gjithë, dhe nga kjo të ketë sa më shumë dobi dhe të vazhdojë derisa të mundet. Nga anatjetër Rusia është duke i tërhequr vijat ndarëse në Europë. Kërkon sferën e saj të ndikimit, kërkon që këtë ta njohin BE dhe SHBA, dhe do ta përdorë fuqinë ushtarak që ta sigurojë këtë. Dhe sado që do të dëshironin, e Vuciq nuk është i vetmi, që të mbesin nën radar dhe pa obligime, në njërin apo në tjetrin vend, mendoj se kjo më nuk është e mundur” ka thënë Walker.

Të dy, edhe Fried edhe Walker vlerësojnë se nëse Serbia nuk i harmonizon qëndrimet me SHBA dhe BE do të bartë pasoja.

(Kosova Sot Online)