IPK’ja rekomandon suspendimin e katër policëve

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 09:45
IPK’ja rekomandon suspendimin e katër policëve

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë që punojnë në policinë kufitare në Drejtorinë Rajonale Kufitare “Veriu”.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, IKP’ja ka bërë më dije se ndaj tyre është duke u zhvilluar procedurë hetimore paraprake me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër  zyrtarëve policorë që të gjithë punonjës në policinë kufitare në Drejtorinë Rajonale Kufitare “Veriu”.

Ndaj zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar procedurë hetimore paraprake me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar””, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)