Ukraina raporton shifrën e fundit të të vrarëve, ka edhe fëmijë

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 11:08
Ukraina raporton shifrën e fundit të të vrarëve, ka edhe fëmijë

Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës citohet nga agjencia “Interfax” të ketë thënë se të paktën 198 ukrainas, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë si rezultat i pushtimit rus.

Ministri ukrainas tha se përpos të vrarëve, janë plagosur 1.115 persona, në mesin e tyre 33 fëmijë, shkruan Reuters.

Nuk është e qartë nëse ai po u referohej vetëm të vrarëve civilë apo edhe pjesëtarëve të forcave të armatosura.

Raportohet se gjatë natës është sulmuar me raketa kryeqyteti Kiev. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se nga sulmi në banesa private nuk ka të vdekur, por raportohet për të lënduar.

(Kosova Sot Online)