Klitschko pas luftimeve në Kiev: I kemi neutralizuar trupat ruse

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 11:11
Klitschko pas luftimeve në Kiev: I kemi neutralizuar trupat ruse

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko përmes një video-incizimi ka deklaruar se pas natës së mbrëmshme trupat ruse s’kanë mundur të futen në kryeqytet dhe janë neutralizuar.

Ai tha se të gjitha objektet kritike janë duke funksionuar si dhe transporti publik, shkruan SkyNews.

“Nata ishte e rëndë, por s’ka trupa ruse agresore në kryeqytet. Armiku është duke provuar për të hyrë në qytet në disa anë të qytetit nga ana e Gostomel” tha ai.

Ai insistoi se “agresorët janë neutralizuar”.

(Kosova Sot Online)