Bie numri i personave të hospitalizuar me Covid-19

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 11:29
Bie numri i personave të hospitalizuar me Covid-19

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 68 pacientë janë duke u trajtuar për Covid-19, në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Me oksigjeno-terapi 53 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 6 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 30 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Spitali i Prizrenit,5 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë, Spitali i Gjakovës, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 1 pacient dhe Spitali i Ferizajt, 5 pacientë.

(Kosova Sot Online)