Gazetarja ukrainase: S’e besoj dot që ndërtesa që u bombardua është shtëpia e nënës time!

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 12:40
Gazetarja ukrainase: S’e besoj dot që ndërtesa që u bombardua është shtëpia e nënës time!

Olga Malçevska, gazetarja e BBC nga Ukrainën ka treguar në një program në një nga programet e BBC në Londër se pallati ku ajo ka jetuar, ku është rritur e ku ende jeton nëna e saj, është bombarduar.

“Nuk mund ta besoj se ajo që po shoh është vendi ku kam jetuar”, ka thënë Olga e përlotur.

Ajo ka treguar se prej orësh nuk kishte arritur të komunikonte me nënën e saj, që vazhdon të jetojë në atë pallat.

Për fatin e parë, gjatë programit nëna i shkruan një mesazh ku i tregon se është mirë dhe e sigurt e strehuar në një bodrum.

(Kosova Sot Online)