Zelensky thotë se ushtria ukrainase e ka devijuar aeroplanin rus me të cilin synohej kapja e tij

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 13:04
Zelensky thotë se ushtria ukrainase e ka devijuar aeroplanin rus me të cilin synohej kapja e tij

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ukrainase kanë ndalur një aeroplan rus me të cilin planifikohej kapja e tij gjatë natës dhe vendosja e një lideri nga rusët.

“Ne e devijuam aeroplanin e tyre”, tha Zelenksy, duke u bërë thirrje rusëve që t’i bëjnë presion homologut rus, Vladimir Putin, për ta ndalur pushtimin.

Sipas presidentit ukrainas, forcat e vendit të tij e kanë kontrollin në kryeqytetin Kiev dhe në qytetet kryesore përrreth.

Zelensky gjithashtu ka thënë se Ukraina e ka të drejtën që të jetë anëtare e BE-së. Ukraina nuk është anëtare në Bashkimin Evropian, por e ka shprehur në kushtetutë aspiratën që këtë ta bëjë në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)