Alarmon Lutfi Haziri: Kufijtë po rrezikohen

  • G.G /
  • 26 February 2022 - 13:21
Alarmon Lutfi Haziri: Kufijtë po rrezikohen

Koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe prezencë ushtarake të shtuar të NATO-s në Kosovë, po kërkon nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri pas situatës së krijuar në Ukrainë.

Kjo, për shkak që siç thotë ai, territori i vendit duhet të mbrohet.

Sipas tij, derisa federata ruse filloi me njohjen e disa krahinave, ky është paralajmërim që kufijtë po rrezikohen.

“Vendi ynë duhet të ndërmerr të gjitha veprimet në përputhje dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtare, tërësia territoriale dhe detyrimi i paqes është nën mandatin e NATO-s, në veçanti sa i përket territorit të veriut të Kosovës dhe unë besoj se do të rriten kapacitetet ushtarake të NATO-s në Kosovë të cilat kanë misionin për detyrim të paqes që është mandat me rezolutë të OKB-së”, ka deklaruar Haziri.

(Kosova Sot Online)