Për më pak se tri ditë, 100 mijë refugjatë ukrainas në Poloni

  • G.G /
  • 26 February 2022 - 13:26
Për më pak se tri ditë, 100 mijë refugjatë ukrainas në Poloni

Rreth 100,000 njerëz kanë kaluar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus, tha Garda Kufitare e Polonisë.

“Fluksi i refugjatëve po rritet”, tha zëdhënësja Anna Michalska.

Sipas saj, më shumë se 20,000 njerëz kanë mbërritur që nga ora 06:00, të shtunën.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Qeveria e Polonisë është zotuar se do të pranojë këdo që ik nga lufta në Ukrainë dhe se do t’u ofrojë strehim të përkohshëm atyre që nuk kanë ku të shkojnë.

(Kosova Sot Online)