Rusia iu kundërpërgjigjet vendeve të NATO-s që ia ndaluan hapësirën ajrore

  • G.G /
  • 26 February 2022 - 13:42
Rusia iu kundërpërgjigjet vendeve të NATO-s që ia ndaluan hapësirën ajrore

Rusia i është kundërpërgjigjur Bullgarisë, Polonisë dhe Republikës Çeke, pas të tri këto shtete të NATO-s ia ndaluan Rusisë që ta shfrytëzojë hapësirën ajrore të tyre.

Sipas vendimit të fundit të Rusisë, këtyre tri shteteve u janë ndalur fluturime në hapësirën ajrore të Rusisë.

Lajmi është bërë i ditur nga “Nexta.tv”, duke cituar Agjencinë federale për transportin ajror në Rusi (Rosaviatsia).

“#Rusia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për #Bullgarinë, #Poloninë dhe Republikën #Çeke, sipas Rosaviatsia”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)