Temperatura në minus, parashikimi i motit për të dielën në Kosovë

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 17:56
Temperatura në minus, parashikimi i motit për të dielën në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu dhe bore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes të -2 deri në 0 gradë celsius, teksa ato maksimale 3-5 gradë celsius.

“Pas këtyre ditëve të fundit me temperatura të larta, vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me reshje shiu e bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)