Kapet pjesëtari i njësisë speciale ruse: Komandantët na tradhtuan

  • A.P /
  • 27 February 2022 - 11:24
Kapet pjesëtari i njësisë speciale ruse: Komandantët na tradhtuan

Forcat Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se e kanë zënë rob një pjesëtar të OMON (njësi speciale policore ruse për qëllime të posaçme).

Pjesëtari i forcave ruse duke folur në telefon me nënën e tij thotë se i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes.

“Komandantët na tradhtuan. Në Ukrainë u bombarduam me granata. Unë mbijetova mrekullisht”, citohet të ketë thënë ai.


(Kosova Sot Online)