Krijohet linja telefonike “Kthehu gjallë nga Ukraina”

  • A.P /
  • 27 February 2022 - 11:49
Krijohet linja telefonike “Kthehu gjallë nga Ukraina”

Ukraina ka krijuar një linjë telefonike për anëtarët e familjeve të ushtarëve rusë, raporton BBC.

Kyiv Independent tani raporton se në këtë linjë telefonike kanë ardhur “qindra telefonata”.

Shërbimi quhet “Kthehu gjallë nga Ukraina” dhe u lançua të shtunën nga Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

“Në këtë linjë telefonike mund të mësoni nëse të afërmit tuaj janë ende gjallë, të zënë rob, të lënduar dhe mund të vendosni se kur dhe si ta merrni trupin e të afërmit tuaj të ndjerë”, tha një zyrtar ukrainas.

Linja telefonike është një thirrje e drejtpërdrejtë për rusët, mijëra prej të cilëve kanë protestuar kundër luftës së presidentit Vladimir Putin në Ukrainë, pavarësisht se janë përballur me arrestim.


(Kosova Sot Online)