Banka Qendrore e Rusisë rritë me të madhe normat e interesit

  • E.K /
  • 28 February 2022 - 09:08
Banka Qendrore e Rusisë rritë me të madhe normat e interesit

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po rrit normën e saj bazë të interesit në 20%, nga 9.5%, për të përballuar rreziqet e zhvlerësimit të monedhës ruse (rubla) dhe inflacionin e lartë, ndërsa zyrtarët përpiqen të frenojnë pasojat nga sanksionet perëndimore.

Moska ka urdhëruar gjithashtu kompanitë të shesin 80% të të ardhurave të tyre në valutë të huaj, thanë banka qendrore dhe ministria e financave, shkruan BBC.

“Kushtet e jashtme për ekonominë ruse kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, thuhet në një deklaratë të bankës qendrore në Rusi. Ndërkohë mëngjesin e sotëm pritet të zhvillohet takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një bisede me kryeministrin britanik Boris Johnson se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin e tij.

(Kosova Sot Online)