Fillojnë bisedimet Ukrainë-Rusi

  • E.K /
  • 28 February 2022 - 12:22
Fillojnë bisedimet Ukrainë-Rusi

Bisedimet midis delegacionit ukrainas dhe atij rus në kufirin ukraino-bjellorus kanë filluar, raporton CNN.

Delegacioni i Ukrainës përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, por jo vetë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Ukraina kërkoi “armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse” përpara takimit.

Vetë Zelensky të dielën ka vendosur pritshmëri të ulëta për takimin dhe mund të hamendësohet se takimi në kufi do të japë pak. Por ai i ofron Putinit të paktën një hapësirë ​​të mundshme për një dalje nga lufta në Ukrainë, nëse trupat e tij vazhdojnë të hasin pengesa në fushën e betejës kundër forcave ukrainase.

Ukraina është zotuar të mos lëshojë terren në bisedimet me Moskën.

Luftimet kanë marrë të paktën 102 jetë civilësh, sipas OKB-së. Lufta po ashtu ka detyruar qindra e mijëra ukrainas të ikin në perëndim.

(Kosova Sot Online)