Pamje të reja nga takimi Ukrainë – Rusi

  • 28 February 2022 - 15:11
Pamje të reja nga takimi Ukrainë – Rusi

Bisedimet Ukrainë – Rusi kanë filluar në ditën e pestë të luftimeve prej kur Rusia nisi pushtimin e vendit fqinj.

Tashmë janë ka publikuar disa fotografi të reja brenda takimit, për të cilin Ukraina dhe Rusia të dielën u pajtuan ta zhvillonin me ndërmjetësimin e Bjellorusisë.

Image

 Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus (i dyti majtas) dhe Davyd Arakhamia, kreu i fraksionit të partisë Shërbëtori i Popullit në Parlamentin e Ukrainës (i treti djathtas), marrin pjesë në bisedimet në Bjellorusi. 
Fotografia: Sergei Kholodilin/AP

Image

 Zëvendësministri i mbrojtjes i Rusisë Alexander Fomin (L) dhe ambasadori rus në Bjellorusi Boris Gryzlov në bisedimet ruso-ukrainase. 
Fotografia: Sergei Kholodilin/BELTA/TASS

 Ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov merr pjesë në negociatat Rusi-Ukrainë në rajonin Gomel, Bjellorusi. 
Fotografia: Sergei Kholodilin/BelTA/EPA

Image

Delegacioni i Ukrainës përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, por jo vetë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

(Kosova Sot Online)