Pas sanksioneve zvicerane, Rusia merr këtë vendim

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 09:46
Pas sanksioneve zvicerane, Rusia merr këtë vendim

Rusia ka ndaluar hyrjen e avionëve të regjistruar në Zvicër në hapësirën e saj ajrore, tha autoriteti federal i aviacionit të vendit, Rosaviatsiya, në një deklaratë të martën.

Lëvizja është në kundërpërgjigje të një lëvizjeje të ngjashme nga Zvicra, thuhet në deklaratë.

Zvicra do të hiqte dorë nga angazhimi i saj ndaj “neutralitetit zviceran” në favor të miratimit të sanksioneve kundër Rusisë, tha të hënën presidenti zviceran Ignazio Cassis, duke shtuar se masat e Bernës do të jenë në përputhje me ato të miratuara nga Bashkimi Evropian.

Sanksionet përfshijnë mbylljen e hapësirës ajrore zvicerane për të gjitha fluturimet nga Rusia, duke përfshirë avionët privatë, me përjashtim të fluturimeve humanitare, fluturimeve kërkimore dhe situatave emergjente./A2CNN

(Kosova Sot Online)