Sulmi me raketa në Kharkiv, 6 të plagosur mes tyre një fëmijë

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 10:18
Sulmi me raketa në Kharkiv, 6 të plagosur mes tyre një fëmijë

Të paktën gjashtë persona janë plagosur, duke përfshirë një fëmijë, në një shpërthim në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, shkruan CNN.

Shpërthimi shkatërroi një ndërtesë qeveritare, sipas videove të postuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës (MOFA) dhe zyrtarë të qeverisë ukrainase.

“Rusia po zhvillon një luftë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Po vret civilë dhe po shkatërron infrastrukturën civile. Objektivi kryesor i Rusisë janë qytetet e mëdha”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në Twitter të martën, duke shpërndarë një video që tregon atë që duket të jetë një sulm me raketa në ndërtesën e Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv.

Një video e postuar nga Kostiantyn Nemichev, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Kharkiv, tregoi pasojat e sulmit, duke përfshirë pjesën e brendshme të ndërtesës e cila ishte kthyer në rrënoja.

Ndërtesa ndodhet në “Sheshin e Lirisë” – sheshin kryesor të Kharkiv dhe një pikë referimi arkitekturore.

(Kosova Sot Online)