E kanosi një person për çështje pronësore, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 10:36
E kanosi një person për çështje pronësore, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për shkak se e ka kanosur një person tjetër për çështje pronësore.

Rasti ka ndodhur dje në Vushtrri.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

“Rr. Enver Musa, Vushtrri, 28.02.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që për çështje pronësore ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)