I vetmi që i shkoi Putinit në takim pas luftës, kryeministri pakistanez tregon arsyen

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 10:57
I vetmi që i shkoi Putinit në takim pas luftës, kryeministri pakistanez tregon arsyen

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, do t’i dalë në ndihmë Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë pasi do të importojë 2 milionë ton grurë nga Rusia dhe gjithashtu gaz natyror. Khan i shkoi në zyrë Putinit pas fillimit të luftës në Ukrainë ku edhe kanë nënshkruar marrëveshje biletarale gjatë vizitës në Moskë, shkruan VOA.

Të hënën, kryeministri pakistanez iu përgjigj kritikëve në një fjalim televiziv drejtuar kombit, duke thënë se interesat ekonomike të Pakistanit e kërkonin që ai ta realizonte udhëtimin në Rusi.

“Ne shkuam atje sepse duhet të importojmë 2 milionë tonë grurë nga Rusia. Së dyti, ne kemi nënshkruar marrëveshje me ta për të importuar gaz natyror sepse rezervat e gazit të Pakistanit po shterojnë,” tha Khan.

“Inshallah (në dashtë Zoti), koha do të tregojë se ne kemi pasur diskutime të mëdha”, tha lideri pakistanez, duke iu referuar takimit të tij tre-orësh me Putin. Ai nuk dha detaje të tjera.

(Kosova Sot Online)