Gjendja e pacientëve me Covid-19 në QKUK dhe spitale të përgjithshme

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 11:05
Gjendja e pacientëve me Covid-19 në QKUK dhe spitale të përgjithshme

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 50 pacientë.

Prej tyre 42 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 8 të negativizuar, post-COVID, 30 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 5 pacientë në Mjekim Intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 23 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente, Spitali i Prizrenit, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 7 pacientë, Spitali i Pejës, 1 pacient, Spitali i Gjakovës, 4 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 5 pacientë.

(Kosova Sot Online)