Lexoni edhe:
Avdullah Hoti: Situata në Ukrainë e dëshmon urgjencën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE
Ambasada e Ukrainës në Tiranë u ka bërë thirrje vullnetarëve shqiptarë që dëshirojnë të bashkohen në luftën kundër Rusisë të kontaktojnë ambasadën përmes emailit.
Tashmë është formuar Legjini Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ku vullnetarë nga e gjitha bota po i bashkohen forcave të armatosura të Ukrainës në luftë kundër agresionit rus.
“Vullnetarët që dëshirojnë të bashkohen me Legjionin Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ju lutem dergoni një në e-mail në adresën e mëposhtme: [email protected]”, thuhet në postim.
(Kosova Sot Online)