Rusët kryen krim lufte duke përdorur bombën me vakum, reagon zëdhënësi i Putin

  • E. /
  • 01 March 2022 - 12:09
Rusët kryen krim lufte duke përdorur bombën me vakum, reagon zëdhënësi i Putin

Sanksionet e Perëndimit nuk do ta bëjnë kurrë Rusinë ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Ukrainës, kanë thënë sot nga Rusia, raporton The Guardian.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ndërsa negociatat e drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit kanë nisur, nuk ka plane për bisedime midis presidentëve të të dy vendeve.

Peskov hodhi poshtë akuzat për sulme nga Rusia ndaj objektivave civile dhe përdorimin e bombave me vakum si të pavërteta, raporton Reuters.

Akuzat për këtë erdhën nga ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova.

Ai nuk pranoi të jepte një vlerësim të situatës ushtarake në terren në ditën e gjashtë të pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Kremlini e përshkruan si operacion special për çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e vendit.

Peskov nuk pranoi të komentojë nëse Kremlini e konsideron kryeqytetin e Ukrainës “nën kontrollin e nazistëve”, duke sugjetuara që këto pyetje t’i drejtohen ushtrisë ruse.

(Kosova Sot Online)