Quni-Vuçiqit: Hyrja e Kosovës në NATO është benefit për rajonin, edhe për Serbinë

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 13:19
Quni-Vuçiqit: Hyrja e Kosovës në NATO është benefit për rajonin, edhe për Serbinë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se ideja për hyrjen e Kosovës në NATO dhe në Bashkim Evropian është formuar paralelisht me idenë për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kështu ka thënë Quni i pyetur rreth deklaratës së ministrit Armend Mehaj për përshpejtimin e procedurave për anëtarësim të Kosovës në NATO.

“Kur ne jemi mësuar me idenë dhe kjo ide është bërë pjesë e jetës sonë, Kosova është shtet i pavarur, krahas kësaj është formuar edhe ideja që të bëhemi pjesë e NATO-së dhe anëtarësim në BE. Nuk po flasim për asgjë të re, vetëm që në momente të ndryshme një potencim i tillë merr një konotacion më të fuqishëm. Unë si ministër i mbrojtjes kam pasur qasje në arkiva, kur këto gjëra janë trajtu por s’janë bërë publike”, ka thënë Quni në DPT te Fidani.

Quni thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta rriste sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Është fakt që anëtarësimi jonë në NATO, ofron një siguri më të madhe për të gjithë qytetarët. Ne jemi të gatshëm të jemi krahas ushtarakëve që tashmë janë anëtarë të NATO-së”, ka thënë tutje Quni.

Quni i është kundërpërgjigjur edhe presidentit serb Alekasnder Vucic, pasi ky i fundit ka thënë se kinse s’është kërkesë e Kosovës që të anëtarësohet në NATO por e shteteve perëndimore.

Quni ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është në të mirën e gjjithë rajonit dhe se edhe Serbia do të përfitojë.

“Nuk mund të bëhesh anëtare e NATO-së nëse s’ke gatishmëri. Janë disa shtete në Evropë që s’janë anëtare dhe kanë refuzuar që të jenë pjesë e NATO-së. Çdo ditë do të ngritën zëra që Kosova të jetë anëtare e NATO-së. Nuk është vetëm në benefit vetëm të Kosovës. Është në benefit të vetë regjionit dhe me gjerë. Por edhe vetë Serbia do të përfitojë. Të jesh pjesë e NATO-së.. dhe Serbia do të jetë më e sigurt, sepse si pjesë e NATO-së atëherë sillesh brenda disa kornizave që t’i përcaktojnë rregullat”, ka thënë Quni.

(Kosova Sot Online)