Fjalët e para prekëse të Zelenskyt para Parlamentit Eeropian: Për disa njerëz kjo ditë është e fundit

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 13:23
Fjalët e para prekëse të Zelenskyt para Parlamentit Eeropian: Për disa njerëz kjo ditë është e fundit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy po merr pjesë virtualisht në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Europian, ku është pritur me ovacion të jashtëzakonshëm.

Në fjalën e tij para eurodeputetëve që e duartrokitën aq gjatë, Zelensky tha se BE-ja duhet të provojë se është me Ukrainën, raporton The Guardianm.

Duke iu drejtuar Parlamentit Evropian, Zelenskiy tha:

“Pa ty, Ukraina do të jetë e vetmuar… Ne kemi dëshmuar forcat tona. Ne jemi saktësisht të njëjtë me ju… Pra, provoni se jeni me ne. Provoni se nuk do të na lini të shkojmë. Provoni se jeni vërtet europianë dhe se jeta do të fitojë mbi vdekjen dhe drita do të fitojë mbi errësirën.”

Presidenti ukrainas shtoi se “askush nuk do të na thyejë”. Zelensky tha para Pralamentit Europian se vendi i tij “po i jep njerëzit më të mirë” për t’u trajtuar si të barabartë dhe për çmimin e lirisë.”

“Për disa njerëz kjo ditë është e fundit”, tha ndër tjerash presidenti ukrainas.

(Kosova Sot Online)