Britania ndalon hyrjen e anijeve ruse në portet e saj

  • G.G /
  • 01 March 2022 - 14:00
Britania ndalon hyrjen e anijeve ruse në portet e saj

Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps ka njoftuar një ndalim total të të gjitha anijeve “me çfarëdo lidhjeje ruse” nga hyrja në portet britanike.

“Në Ministrinë e Jashtme të Londrës, ku ne sapo jemi bërë vendi i parë që miraton një ligj që përfshin një Ndalim total të të gjitha anijeve me çfarëdo lidhje ruse që të hyjnë në portet britanike”, ka shkruar Shapps në Twitter.

Shapps inkurajoi njerëzit në Twitter të ndajnë mesazhin e tij “për të inkurajuar të gjitha vendet të bëjnë të njëjtën gjë në mbështetje të popullit të Ukrainës”.

Sanksionet e SHBA-së dhe vendeve më të fuqishme të BE-së kanë vazhduar që nga dita kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, të enjten e kaluar.

(Kosova Sot Online)