Kreu i Këshillit Europian: BE-ja duhet ta marrë seriozisht kërkesën e Ukrainës për anëtarësim

  • G.G /
  • 01 March 2022 - 14:06
Kreu i Këshillit Europian: BE-ja duhet ta marrë seriozisht kërkesën e Ukrainës për anëtarësim

Bashkimi Europian do të duhet ta shikojë seriozisht kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE dhe t’i përgjigjet kërkesës legjitime të Kyivit, tha kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel, raporton The Guardian.

Michel po fliste në Parlamentin Europian pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy mori duartrokitje të vazhdueshme për fjalimin e tij të fuqishëm.

Michel i tha Parlamentit Europian:

“Do të jetë e vështirë, ne e dimë se ka pikëpamje të ndryshme në Europë. Këshilli (i qeverive të BE-së) do të duhet ta shikojë seriozisht kërkesën simbolike, politike dhe legjitime që është bërë dhe ta bëjë zgjedhjen e duhur në mënyrë të vendosur dhe të qartë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)