Bunkerët e Luftës së Ftohtë strehë e sigurt për qindra ukrainas që po i ikin luftës

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 14:15
Bunkerët e Luftës së Ftohtë strehë e sigurt për qindra ukrainas që po i ikin luftës

Ndërsa sirenat e alarmit vazhdonin të binin gjatë natës së kaluar  në qytetin lindor të Dnipro, shumë prej qytetarëve u strehuan në një bunker bërthamor të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë.

Dekada më vonë, ky bunker po strehon qindra njerëz në Ukrainë ndërsa lufta e Vladimir Putin vazhdon të përshkallëzohet. Në mure, ka postera që ju udhëzojnë se si të “vishni” një maskë kundra gaz ose kostum mbrojtës, shkruan BBC.

Krahas një tabele që përshkruan “mësimet e Çernobilit”, vullnetarët kanë grumbulluar biskota, pako çaji dhe konserva rreth një televizori sovjetik.

Dhomat e ngjashme me shpellën, të veshura me krevate marinari prej metali të rëndë, mund të strehojnë rreth 700 njerëz.

(Kosova Sot Online)