Vrasja e 14-vjeçarit në Prishtinë, reagon ministrja Haxhiu

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 15:27
Vrasja e 14-vjeçarit në Prishtinë, reagon ministrja Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka quajtur lajm të trishtë vrasjen e një 14-vjecari në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Ajo tha se fëmijët duhet që të kenë siguri të plotë në mënyrë që të mos ndodhin gjëra të tilla.

“Është tronditës fakti që tashmë kemi humbur një të mitur pranë ambienteve të shkollës.

Fëmijët tanë duhet të kenë siguri të plotë,  që madje as aksidentalisht të mos iu ndodhin të tilla ngjarje.

Institucionet tona duhet edhe më tej të rrisin efikasitetin në të gjitha drejtimet. Nga njëra anë duhet të veprojnë organet e rendit, e në anën tjetër duhet forcuar institucionet arsimore”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Lajm i trishtë vrasja e nxënësit 14 vjeçar në Prishtinë.

Ndaj dhimbjen me familjen për humbjen e më të dashurit të tyre.

Është tronditës fakti që tashmë kemi humbur një të mitur pranë ambienteve të shkollës.

Fëmijët tanë duhet të kenë siguri të plotë,  që madje as aksidentalisht të mos iu ndodhin të tilla ngjarje.

Institucionet tona duhet edhe më tej të rrisin efikasitetin në të gjitha drejtimet. Nga njëra anë duhet të veprojnë organet e rendit, e në anën tjetër duhet forcuar institucionet arsimore.

Bashkërisht, si shoqëri kemi për obligim ndërgjegjësimin ndër breza për të përbashkëtën, për vendin ku jetojmë e veprojmë, për institucionet e mbi të gjitha për njëri-tjetrin.

Organet përgjegjëse kanë për obligim të dyfishtë, që përmes mekanizmave që posedojmë t’iu ofrojmë sa më shumë qytetarëve mbështetje dhe shërbim në mënyrë që vendi ynë të mundësojë një ambient të shëndetshëm, për të gjithë dhe pa dallim.

Si nënë, ndaj shqetësimin e plotë me të gjithë prindërit, duke kërkuar të shtojmë kujdesin dhe edukimin ndaj fëmijëve.

Të gjithë sipas rolit e përgjegjësisë duhet të kujdesemi për ta. Duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Duhet të kujdesemi për të gjithë.

(Kosova Sot Online)