
Lexoni edhe:
Kosova në kaos nga mungesa e përgjegjësisë në sistemin e korruptuar të drejtësisë!
Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka mohuar njoftimet se qyteti jugor Kherson ka rënë në duart e rusëve, raporton CNN.
“Sipas informacioneve nga brigada jonë, betejat po vazhdojnë tani”, tha një zëdhënës i ministrisë. “Qyteti nuk është pushtuar plotësisht, disa pjesë janë nën kontrollin tonë”.
Kosova në kaos nga mungesa e përgjegjësisë në sistemin e korruptuar të drejtësisë!Lexoni edhe:
Media shtetërore ruse ka raporuar më parë se trupat ruse e kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit.
Khersoni është i rëndësishëm për portin që ka në Detin e Zi dhe njihet si qendër industriale.
Kontrollimi i Khersonit nënkupton kontrollimin e një burimi të madh të ujit po ashtu.
Ukraina ka vendosur digë në kanalin e Krimesë Veriore, pasi Rusia ka pushtuar Gadishullin e Krimesë më 2014.
(Kosova Sot Online)