Sondazhi i ri: Mbështetje masive për Zelenskyn

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 11:26
Sondazhi i ri: Mbështetje masive për Zelenskyn

“The Kyiv Independent” ka publikuar një sondazh të ri për bindjet e qytetarëve ukrainas në raport me luftën që po zhvillohet atje.

Sipas këtij sondazhi, 88% e ukrainasve besojnë se Ukraina do të luftojë me sukses kundër Rusisë.

I njëjti sondazh tregoi se 98% e ukrainasve mbështesin veprimet e Forcave të Armatosura, ndërsa 93% mbështesin Presidentin Volodymyr Zelensky.

Sondazhi është realizuar nga grupi Rating.

(Kosova Sot Online)