Ukrainasit ndahen mes lotësh në stacionin e trenave në Kiev

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 12:10
Ukrainasit ndahen mes lotësh në stacionin e trenave në Kiev

Në stacionin kryesor të trenave në Kiev u panë ndarje emocionale të njerëzve, teksa më shumë persona u larguan mes lotësh nga kryeqyteti i Ukrainës, pasi Rusia paralajmëroi banorët më 1 mars se do të fillonte të godiste objektiva, ndërsa një kolonë e gjatë e automjeteve ushtarake ruse po i afrohej qytetit.​

Ndryshe, të paktën 21 persona janë vrarë dhe 112 janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, ka thënë kryetari i qytetit

Ka raportime për një sulm të ri me raketë në këtë qytet, i cili ka goditur Policinë rajonale dhe një pjesë të Universitetit Karazin.

(Kosova Sot Online)