Gjendje kaotike nga bombardimet ruse, 15 mijë njerëz të strehuar në Metronë e Kievit

  • G.G /
  • 02 March 2022 - 13:19
Gjendje kaotike nga bombardimet ruse, 15 mijë njerëz të strehuar në Metronë e Kievit

Mediumi ukrainas, ‘The Kyiv Independent’ po raporton se 15 mijë njerëz janë duke u strehuar në metronë e Kievit shkaku i bombardimeve ruse.

Ky medium duke cituar kreun e metrosë, ka shkruar se metroja mund të strehojë deri në 100 mijë njerëz.

“15 mijë njerëz momentalisht janë duke u fshehur nga bombat në metronë e Kievit. Sipas Viktor Brahinsky, kreu i metrosë së Kievit, metroja mund të strehojë deri në 100 mijë njerëz. Stacionet kanë ujë, banjo, ushqim dhe medikamente në dispozicion”, thuhet në postimin e mediumit në Twitter.

(Kosova Sot Online)