Lexoni edhe:
Letër urgjente për BE-në dhe NATO-n: Vuçiqi dhe Dodiku mund ta shfrytëzojnë Ukrainën për destabilizimin e Bosnjes dhe Kosovës
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët tha se 835,928 refugjatë kanë lëshuar Ukrainën që nga 24 shkurti.
Më shumë se gjysma e tyre (453,982) ikën përmes Polonisë. 116,348 të tjerë shkuan në Hungari, sipas UNHCR.
96,000 njerëz të tjerë u zhvendosën në Federatën Ruse nga rajonet Donetsk dhe Luhansk midis 18 dhe 23 shkurtit. Këto dy rajone kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Kremlini në shkurt i njohu ato si shtete të pavarura në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
(Kosova Sot Online)