Pamje trishtuese nga Mariupoli, një foshnje e porsalindur dërgohet në bodrumin e spitalit pas sulmeve nga Rusia

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 14:29
Pamje trishtuese nga Mariupoli, një foshnje e porsalindur dërgohet në bodrumin e spitalit pas sulmeve nga Rusia

Pamje trishtuese vijnë nga qyteti bregdetar i Ukrainës, Mariupol, atje ku bodrumi i një materniteti u shndërrua në strehë nga bombat për fëmijët e porsalindur, shkruanThe Guardian.

Atje forcat ruse përshkallëzuan sulmet e tyre, teksa punëtorët e maternitetit e morën një të porsalindur dhe e dërguan në një dhomë të errët me ndriçim të dobët, e ku kishte të strehuar edhe pacientë të tjerë.

Një skenë e ngjashme u pa edhe në Kharkiv, ku një repart materniteti u zhvendos bodrum nga frika nga bombat dhe raketat ajrore. Nënat atje tundnin të porsalindurit në djepa mes dyshekëve të grumbulluar pas dritareve për mbrojtje. 

(Kosova Sot Online)