Emisari gjerman: Ballkani Perëndimor është zemra e idesë europiane

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 15:11
Emisari gjerman: Ballkani Perëndimor është zemra e idesë europiane

Emisari i parë i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pas marrjes zyrtarisht të këtij posti, ka thënë se do të shërbejë zellshëm për mbajtjen e bashkëpunimit mes vendit të tij dhe këtij rajoni.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë vetëm gjeografikisht në zemër të Europës, ata janë në zemër të idesë europiane. Përzemërsisht jam i nderuar që t’i shërbej bashkëpunimit tonë me partnerët e rajonit për rajonin si i dërguar special”, ka shkruar ai në Twitter.

Në njoftimin zyrtar për pozitën e re në administratën shtetërore, Zyra Federale e Jashtme e qeverisë gjermane lavdëroi pasionin e Sarrazin për interesat e Ballkanit Perëndimor.

(Kosova Sot Online)