Një 37-vjeçare gjendet e vdekur në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 15:25
Një 37-vjeçare gjendet e vdekur në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë

Një 37 vjeçare është gjetur e vdekur në rrugë në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe se viktima është një grua e moshës rreth 37 vjeçare.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 37 vjeç”, ka thënë ajo.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Aktualisht  policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetim për rastin si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)