
NATO aktivizon për herë të parë Forcën e Reagimit: Do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të Aleancës

Do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.
Kështu thuhet në reagimin e fundit të Aleancës Transatlantike, ku ka njoftuar se njësitet e Forcës së Reagimit kanë mbërritur në Romani gjatë së hënës dhe së martës.
Në njoftim është sqaruar gjithashtu, se kjo është hera e parë që NATO-ja ka aktivizuar Forcën e Reagimit për mbrojtje kolektive dhe parandalim.
“Njësitet e Forcës së Reagimit të NATO-s arritën në Rumani të hënën dhe të martën, për të përforcuar pozicionin e mbrojtjes së Aleancës në pjesët lindore. 500 trupa franceze janë mbledhur në Istres të Francës jugore, përpara se të zbarkonin në Rumani”, thuhet në njoftim.
NATO thekson se ky mobilizim vjen si rrjedhojë e “krizës më të madhe të sigurisë në Evropë në dekadat e fundit, pas pushtimit.
(Kosova Sot Online)