Blinken do të vizitojë Europën për të siguruar aleatët për mbështetjen e SHBA’së

  • A.P /
  • 02 March 2022 - 22:42
Blinken do të vizitojë Europën për të siguruar aleatët për mbështetjen e SHBA’së

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë këtë javë Brukselin, Moldavinë edhe vendet Baltike për të zhvilluar diskutime me aleatët e NATO’s dhe partnerët evropianë mbi agresionin rus ndaj Ukrainës.

Blinken do të vizitojë Belgjikën, Poloninë, Moldavinë, Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë nga data 3 deri më 8 mars.

Të mërkurën, ai tha se Uashingtoni ia ka bërë të qartë Kievit se do t’i mbështesë përpjekjet e tij për zgjidhje diplomatike me Rusinë, por ai shtoi se rruga diplomatike do të ishte e vështirë pa një ulje të tensione ushtarake.

(Kosova Sot Online)